Skip to main content
diaspora

Bëhu me banesë në vendlindje

Ofertë lizingu për banesë për diasporën e Kosovës

Ofertë lizingu për banesë për diasporën e Kosovës

Pjesëmarrje prej 10% deri në 15%

Afati i kthimit prej 7 deri në 10 vjet

Vlerësimi i pronës - Falas

Pa hipotekë shtesë

diaspora

Ofertë lizingu për lokale afarsite për diasporën e Kosovës

  • Pjesëmarrje prej 30%
  • Afati i kthimit deri në 10 vjet
  • Pa hipotekë shtesë
  • Vlerësimi i pronës falas

Apliko online për ofertë lizingu për diasporën!

Aplikimi online ju merr vetëm pak minuta nga koha juaj. Pasi të plotësoni formën e paraqitur, ju do të kontaktoheni nga ekipi ynë lidhur me procesin.

Informacioni i shënuar me * është i nevojshëm.
Ju lutem zgjedhni komunën ku banoni
Termat dhe Kushtet
Termat dhe Kushtet

Me shtypjen/klikimin e butonit "Pëlqimi për CRK" shprehimisht pajtohem dhe në pajtim me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe nenit 7.2 të Rregullores së BQK-së për Regjistrimin e Kredive i jap pëlqimin Raiffeisen Leasing LLC me seli në Rr. UÇK, Nr.222, Prishtinë, me numër unik identifikues NUI 811282459, që për qëllime të procesimit, lidhjes, mirëmbajtjes dhe ndryshimit të marrëveshjes së lizingut të bënë përpunimin dhe përdorimin e të dhënave të mija personale, si dhe të ketë qasje në raporte të mija të kredive në Regjistrin e Kredive. Këtë pëlqim unë e jap në mënyrë elektronike në bazë të vullnetit të lirë dhe me interes të ndërsjellë dhe nuk do ta mohoj-më e mbi asnjë bazë juridike apo faktike. Unë jam i vetëdijshëm se dhënia e këtij pëlqimi nuk paragjykon përgjigje pozitive apo nënkupton lidhjen e marrëveshjes së lizingut.

Pelqimi per CRK
Termat dhe Kushtet

Me shtypjen/klikimin e butonit "Pëlqim" shprehimisht pajtohem dhe i jap pëlqimin Bankës që në pajtim me Ligjin nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale...

Me shtypjen/klikimin e butonit "Pëlqim" shprehimisht pajtohem dhe i jap pëlqimin Raiffeisen Leasing Kosovo LLC që në pajtim me Ligjin nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale Personale dhe Rregulloren e Bashkimit Evropian 2016/679 (GDPR), të përpunojë të dhënat e mija personale të lartcekura si dhe të dhënat që mund të bëhen të njohura më vonë, të shkëmbehen dhe përdoren nga Raiffeisen Leasing Kosovo LLC, anëtarët e Raiffeisen Banking Group dhe kompanitë e kontraktuara nga Raiffeisen Leasing, për të procesuar aplikacionin e paraqitur dhe për të më kontaktuar me shkrim, me telefon dhe/ose nëpërmjet postës elektronike në adresën time të shënuar më lartë, me qëllim për të më dërguar oferta më përshtatshme dhe të personalizuara (1) përmes procesit të profilizimit dhe/ose njoftime lidhur me produktet dhe shërbimet e ofruara.* Konfirmoj se jam i njoftuar që nuk jam i obliguar që të jap pëlqimin për marketing direkt/profilizim dhe jam i njoftuar se në çdo kohë kam të drejtë të tërheq këtë pëlqim dhe në atë rast të dhënat e mija nuk do të përdoren për qëllimin e lartcekur. Konfirmoj se të gjitha informatat e dhëna më lart janë të vërteta, të plota dhe të sakta dhe deklaroj se unë vullnetarisht i kam vënë në dispozicion Raiffeisen Leasing Kosovo LLC të dhënat e mija personale. (1) Ofertat individuale janë të dizajnuara vecanërishtë për ju duke u bazuar në kuptimin e nevojave tua ekonomike përmes procesit të quajtur profilizim. Profilizimi përfshinë analize te automatizuar të dhënave tuaja personale dhe informatat e tjera. Duke u bazuar  në procesim të tillë ne arrijmë në konkluzione apo prezumime lidhur me nevojat ekonomike ose financiare, përgjegjësinë tuaj financiare dhe karakteristika të tjera të cilat i analizojmë kur krijojmë oferta të tilla.

Dokumentet e nevojshme për të aplikuar për lizing

  • Forma e aplikacionit ( E plotësuar dhe e nënshkruar). 
  • Kopja e Pasaportës /Letërnjoftimit -(I.D.) të aplikuesit/ve  ID VALIDE
  • Kopja e Letërnjoftimit -(I.D.) të garantuesit në Kosovë   ID VALIDE
  • Kontrata e punësimit të aplikuesit/ve (Duhet të jete valide minimum 12 muaj)
  • Gjendja e llogarisë rrjedhëse Bankare që tregon shumën e pagës  të aplikuesit/ve    (për 12 muaj)
  • Raporti që tregon që nuk jeni në hetime në shtetin ku jetoni dhe punoni
  • Raporti i historiatit të kredive në shtetin ku jetoni dhe punoni.
  • Para-kontrata ose Oferta për shitë-blerje të paluajtshmërisë (E nënshkruar dhe e vulosur nga shitësi).
  • Forma e pëlqimit për gjendjen e historikut financiar e nënshkruar nga Aplikuesit/ve
  • Dëshmia bankare në rast se ka pasur paradhënie tek shitesi ( Vetëm transferi bankar është valid)
  • Një para faturë ose faturë e paguar e ujit, telefonit apo e energjisë elektrike (jo më të vjetër se 3 muaj) me të cilën evidentohet vendbanimi (banesës, shtëpisë) i tanishëm i aplikuesit.
  • Deklaratë të Noterizuar  ku pajtohet aplikuesi me bashkshorten/tin që të hyni në obligime financiare si dhe që autorizoheni të nënshkruani kontratën për blerje të banesës në emër të bashkshortes/tit.
  • Autorizim për personin e tretë (Familjare) që do të nënshkruaj kontratën te Noteri nëse nuk do të jenë aplikuesit për lizing në Kosovë në kohën e nënshkrimit të kontratës te Noteri

Çka është Lizingu Financiar?

Lizingu Financiar është qera financiare ku Lizingdhënësi (Qeradhënësi) e blen, dhe i jep me qera asetin e zgjedhur nga Lizingmarresi (Qeramarrësi), për periudhë të caktuar kohore. Pas përmbushjes së obligimeve të parapara me kontratë, Lizingmarrësi bëhet automatikisht pronar i asetit.

Lizingu financiar gjithmonë i nënkupton tri palë të interesit:

Lizingdhënësi - Kompanina e lizingut

Lizingmarrësi - Klienti/Shfrytëzuesi i asetit

Furnitori i objektit të lizingut - Shitësi i asetit