Me kamion të ri drejt biznesit të suksesshëm!
Ofertë Lizingu për kamionë të rinjë dhe të përdorur!
Financim deri në 80% të çmimit
Kohëzgjatja e lizingut deri në 5 vite
Vlera minimale e parapagimit 10% - 20%
Investoni në biznesin tuaj me kamionë të rinj dhe të përdorur!
- Financim deri në 80% të cmimit
- Kohëzgjatja e lizingut 5 deri në 7 vite
- Interes preferencial
- Pa hipotekë shtesë
Apliko online për oferë lizingu për kamion të ose të përdorur!
Për të marrë më shumë informacione, aplikoni online dhe punonjësit e Raiffeisen Leasing do t'ju kontaktojnë.
Dokumentet që ju duhen për të aplikuar
- Oferta e Shitësit/ Pro-fatura per asetin objekt lizingu (në emër të Raiffeisen Leasing)
- Aplikacioni për Lizing (i plotësuar dhe i nënshkruar)
- Dokument identifikimi valid: Pasaportë, Letërnjoftim e lëshuar nga MPB të Repulikës së Kosovës për pronarët dhe persona të autorizuar
- Çertifikata e Regjistrimit të biznesit e leshuar nga Ministrina e Tregtisë dhe Industrisë (jo më e vjeter se 3 muaj)
- Informata mbi Biznesin e regjistruar ne Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë www.arbk.org ( jo më e vjeter se 3 muaj)
- Certifikata e regjistrimit për TVSH (nëse kompania është e regjistruar me TVSH)t
- Statuti i kompanisë (me nënshkrim dhe vulë, nëse kompania është e regjistruar si Sh.P.K. apo SH.A.)
- Pasqyrat financiare ( 1.Bilanci i gjendjes dhe 2.Pasqyra e të ardhurave për dy vitet e fundit)
- Përshkrimi i biznesit (veprimtaria, klientët, aktivitetet, konkurrenca etj)
- Kontratat e kredive në bankat tjera (nëse keni)
- Kontratat aktuale dhe Referencat
- Gjendja e llogarisë rrjedhëse në bankat e tjera që bashkëpunoni (6 mujori i fundit)
- Gjendja e Tatimpaguesit, i lëshuar nga Administrata Tatimore të Kosoves.
Çka është Lizingu Financiar?
Lizingu Financiar është qera financiare ku Lizingdhënësi (Qeradhënësi) e blen, dhe i jep me qera asetin e zgjedhur nga Lizingmarresi (Qeramarrësi), për periudhë të caktuar kohore. Pas përmbushjes së obligimeve të parapara me kontratë, Lizingmarrësi bëhet automatikisht pronar i asetit.
Lizingu financiar gjithmonë i nënkupton tri palë të interesit:
Lizingdhënësi - Kompanina e lizingut
Lizingmarrësi - Klienti/Shfrytëzuesi i asetit
Furnitori i objektit të lizingut - Shitësi i asetit