Skip to main content
Apartamente dhe shtepi

Investoni në biznesin tuaj të ndërtimit me makineri të re!

Ofertë lizingu për makineri të ndryshme për ndërtim

Financim deri 75% të çmimit

Kohëzgjatje deri ne 6 vite

Interes preferencial

heavy-machinery

Apliko online: Financim të makinerive dhe pajisjeve të ndryshme

Specialistët tanë kanë përvojë shumëvjeçare dhe do të përgatisin ofertën duke iu përshtatur nevojave te biznesit tuaj.

Mundësi financimi për:

  • Biznese Mikro
    Financim deri në 75% të çmimit
  • Biznese të vogla dhe të mesme
    Financim deri në 80% të çmimit
  • Korporata
    Financim deri në 80% të çmimit

Apliko online për makineri të ndërtimit, të lehta dhe të rënda

Informacioni i shënuar me * është i nevojshëm.
Ju lutem zgjedhni komunën ku banoni
Termat dhe Kushtet
Termat dhe Kushtet

Me shtypjen/klikimin e butonit "Pëlqimi për CRK" shprehimisht pajtohem dhe në pajtim me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe nenit 7.2 të Rregullores së BQK-së për Regjistrimin e Kredive i jap pëlqimin Raiffeisen Leasing LLC me seli në Rr. UÇK, Nr.222, Prishtinë, me numër unik identifikues NUI 811282459, që për qëllime të procesimit, lidhjes, mirëmbajtjes dhe ndryshimit të marrëveshjes së lizingut të bënë përpunimin dhe përdorimin e të dhënave të mija personale, si dhe të ketë qasje në raporte të mija të kredive në Regjistrin e Kredive. Këtë pëlqim unë e jap në mënyrë elektronike në bazë të vullnetit të lirë dhe me interes të ndërsjellë dhe nuk do ta mohoj-më e mbi asnjë bazë juridike apo faktike. Unë jam i vetëdijshëm se dhënia e këtij pëlqimi nuk paragjykon përgjigje pozitive apo nënkupton lidhjen e marrëveshjes së lizingut.

Pelqimi per CRK
Termat dhe Kushtet

Me shtypjen/klikimin e butonit "Pëlqim" shprehimisht pajtohem dhe i jap pëlqimin Bankës që në pajtim me Ligjin nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale...

Me shtypjen/klikimin e butonit "Pëlqim" shprehimisht pajtohem dhe i jap pëlqimin Raiffeisen Leasing Kosovo LLC që në pajtim me Ligjin nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale Personale dhe Rregulloren e Bashkimit Evropian 2016/679 (GDPR), të përpunojë të dhënat e mija personale të lartcekura si dhe të dhënat që mund të bëhen të njohura më vonë, të shkëmbehen dhe përdoren nga Raiffeisen Leasing Kosovo LLC, anëtarët e Raiffeisen Banking Group dhe kompanitë e kontraktuara nga Raiffeisen Leasing, për të procesuar aplikacionin e paraqitur dhe për të më kontaktuar me shkrim, me telefon dhe/ose nëpërmjet postës elektronike në adresën time të shënuar më lartë, me qëllim për të më dërguar oferta më përshtatshme dhe të personalizuara (1) përmes procesit të profilizimit dhe/ose njoftime lidhur me produktet dhe shërbimet e ofruara.* Konfirmoj se jam i njoftuar që nuk jam i obliguar që të jap pëlqimin për marketing direkt/profilizim dhe jam i njoftuar se në çdo kohë kam të drejtë të tërheq këtë pëlqim dhe në atë rast të dhënat e mija nuk do të përdoren për qëllimin e lartcekur. Konfirmoj se të gjitha informatat e dhëna më lart janë të vërteta, të plota dhe të sakta dhe deklaroj se unë vullnetarisht i kam vënë në dispozicion Raiffeisen Leasing Kosovo LLC të dhënat e mija personale. (1) Ofertat individuale janë të dizajnuara vecanërishtë për ju duke u bazuar në kuptimin e nevojave tua ekonomike përmes procesit të quajtur profilizim. Profilizimi përfshinë analize te automatizuar të dhënave tuaja personale dhe informatat e tjera. Duke u bazuar  në procesim të tillë ne arrijmë në konkluzione apo prezumime lidhur me nevojat ekonomike ose financiare, përgjegjësinë tuaj financiare dhe karakteristika të tjera të cilat i analizojmë kur krijojmë oferta të tilla.

Dokumentet që ju duhen

  • Oferta e Shitësit/ Pro-fatura per asetin objekt lizingu (në emër të Raiffeisen Leasing)
  • Aplikacioni për Lizing (i plotësuar dhe i nënshkruar)
  • Dokument identifikimi valid: Pasaportë, Letërnjoftim e lëshuar nga MPB të Repulikës së Kosovës për pronarët dhe persona të autorizuar
  • Çertifikata e Regjistrimit të biznesit e leshuar nga Ministrina e Tregtisë dhe Industrisë (jo më e vjeter se 3 muaj)
  • Informata mbi Biznesin e regjistruar ne Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë www.arbk.org ( jo më e vjeter se 3 muaj)
  • Certifikata e regjistrimit për TVSH (nëse kompania është e regjistruar me TVSH)
  • Statuti i kompanisë (me nënshkrim dhe vulë, nëse kompania është e regjistruar si Sh.P.K. apo SH.A.)
  • Pasqyrat financiare ( 1.Bilanci i gjendjes dhe 2.Pasqyra e të ardhurave për dy vitet e fundit)
  • Përshkrimi i biznesit (veprimtaria, klientët, aktivitetet, konkurrenca etj)
  • Kontratat e kredive në bankat tjera (nëse keni)
  • Kontratat aktuale dhe Referencat
  • Gjendja e llogarisë rrjedhëse në bankat e tjera që bashkëpunoni (6 mujori i fundit)
  • Gjendja e Tatimpaguesit, i lëshuar nga Administrata Tatimore të Kosoves.

Çka është Lizingu Financiar?

Lizingu Financiar është qera financiare ku Lizingdhënësi (Qeradhënësi) e blen, dhe i jep me qera asetin e zgjedhur nga Lizingmarresi (Qeramarrësi), për periudhë të caktuar kohore. Pas përmbushjes së obligimeve të parapara me kontratë, Lizingmarrësi bëhet automatikisht pronar i asetit.

Lizingu financiar gjithmonë i nënkupton tri palë të interesit:

Lizingdhënësi - Kompanina e lizingut

Lizingmarrësi - Klienti/Shfrytëzuesi i asetit

Furnitori i objektit të lizingut - Shitësi i asetit