Profili i Kompanisë
Raiffeisen Leasing Kosovo L.L.C. u themelua më 17 Mars të vitit 2008 me seli në Prishtinë.
Veprimtaria kryesore e kompanisë është ofrimi i Lizingut financiar për asete të luajtshme dhe të paluajtshme. Raiffeisen Leasing Kosovo L.L.C. është anëtare e njërit nga grupet aktive financiare më të njohura në tregun e Europës së Mesme dhe Lindore.
Veprimtaria e operimit të lizingut financiar është e rregulluar me Ligjin për Lizing me nr. 03/L-103, e miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.
Raiffeisen Leasing Kosovo L.L.C. është kompania e parë e licencuar për zhvillimin e aktivitetit të ofrimit të Lizingut Financiar në Kosovë.
Përgjate këtyre viteve të operimit, Raiffeisen Leasing Kosovo L.L.C. ka ndërtuar pozite të lartë në tregun e Kosovës, duke e bërë që të jetë kompani lidere në ofrimin e produkteve të lizingut për klientët në të gjithë territorin e Kosovës.
Zyra Qendrore gjendet në Prishtinë, ndërsa jemi të pranishëm me degë edhe në Ferizaj, Gjilan, Prizren, Gjakovë dhe Pejë.
Raiffeisen Leasing Kosovo L.L.C. plotëson nevojat e klientëve si më poshtë:
- Individë
- Mikro Biznese
- Biznese të Vogla dhe të Mesme
- Korporata