Pajisje mjekësore

Pajisje Mjekësore

Ne financojmë instrumente dhe pajisje të ndryshme medicinale bazuar në nevojat e biznesit tuaj!

Mundësi financimi për:

  • Biznese Mikro
  • Biznese të vogla dhe të mesme
  • Korporata

Informata të përgjithshme

Lizingu Financiar është qera financiare ku Lizingdhënësi (Qeradhënësi) e blen, dhe i jep me qera asetin e zgjedhur nga Lizingmarresi (Qeramarrësi), për periudhë të caktuar kohore. Pas përmbushjes së obligimeve të parapara me kontratë, Lizingmarrësi bëhet automatikisht pronar i asetit.

Lizingu financiar gjithmonë i nënkupton tri palë të interesit:

  • Lizingdhënësi - Kompanina e lizingut
  • Lizingmarrësi - Klienti/Shfrytëzuesi i asetit
  • Furnitori i objektit të lizingut - Shitësi i asetit

Përparësitë e lizingut:

  • Financim pa hipotekë shtesë
  • Procedura të shpejta të aprovimit
  • Interes konkurues në treg
  • Transferim automatik i së drejtës se pronësisë pas pagesës së këstit të fundit

Kushtet e përgjithshme

Për ndërmarrjet mikro, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, dhe korporatat:

  • Pjesëmarrja nga klienti: 20% (minimale)
  • Kohëzgjatja e kontratës së lizingut: 60 muaj apo 5 vite (maksimale)
  • Financim pa kolateral apo hipotekë shtesë

 

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim për lizing

Për persona juridik (biznese):

  • Oferta e Shitësit/ Pro-fatura per asetin objekt lizingu (në emër të Raiffeisen Leasing)
  • Aplikacioni për Lizing (i plotësuar dhe i nënshkruar)
  • Dokument identifikimi valid: Pasaportë, Letërnjoftim e lëshuar nga MPB të Repulikës së Kosovës për pronarët dhe persona të autorizuar
  • Çertifikata e Regjistrimit të biznesit e leshuar nga Ministrina e Tregtisë dhe Industrisë (jo më e vjeter se 3 muaj)
  • Informata mbi Biznesin e regjistruar ne Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë www.arbk.org ( jo më e vjeter se 3 muaj)
  • Certifikata e regjistrimit për TVSH (nëse kompania është e regjistruar me TVSH)
  • Statuti i kompanisë (me nënshkrim dhe vulë, nëse kompania është e regjistruar si Sh.P.K. apo SH.A.)
  • Pasqyrat financiare ( 1.Bilanci i gjendjes dhe 2.Pasqyra e të ardhurave për dy vitet e fundit)
  • Përshkrimi i biznesit (veprimtaria, klientët, aktivitetet, konkurrenca etj)
  • Kontratat e kredive në bankat tjera (nëse keni)
  • Kontratat aktuale dhe Referencat
  • Gjendja e llogarisë rrjedhëse në bankat e tjera që bashkëpunoni (6 mujori i fundit)
  • Gjendja e Tatimpaguesit, i lëshuar nga Administrata Tatimore të Kosovës.

 

Forma e kontaktit

Ju faleminderit!

Faleminderit për interesimin tuaj!

Ne do ju kontaktojmë së shpejti!

Kthehu te produkti

Kalkulatori i Lizingut

Ky kalkulator është vetëm për qëllim ilustrativ dhe nuk i përfshinë shpenzimet administrative dhe shpenzimet e sigurimit të asetit. Për informata më të detajuara rreth kushteve të lizingut ju lutem na kontaktoni ne 038/ 222 222 lok. 340/341 per te caktuar takim me njërin nga agjentë tanë te shitjes.