Skip to main content
news header active

Raiffeisen Leasing Kosova LLC dhe Investimet e IFC në Kosovë rrisin qasjen në financim për klimën dhe mbështetjen për gratë ndërmarrëse

Raiffeisen Leasing Kosova LLC dhe Investimet e IFC në Kosovë rrisin qasjen në financim për klimën dhe mbështetjen për gratë ndërmarrëse

  • IFC ofron 5 milionë euro për Raiffeisen Leasing Kosovo LLC.
  • Të ardhurat e kredisë do të përdoren për të mbështetur projektet klimatike dhe NMVM-të në pronësi të grave

Ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM-të) dhe individët në Kosovë, veçanërisht firmat në pronësi të grave, do të kenë qasje të zgjeruar në financim, me IFC-në që ka shpallur dhënien e kredisë deri në 5 milionë euro për Raiffeisen Leasing Kosovo LLC.

 

Qëllimi është të nxitet konkurrenca në tregun e financimit të NMVM-ve dhe të krijohen vende pune, duke mbështetur gjithashtu tranzicionin e gjelbër të vendit.Kredia për Raiffeisen Leasing Kosovë— angazhimi i parë i IFC-së me kompaninë më të madhe të lizingut në Kosovë, do t'i mundësojë kompanisë të diversifikojë financimin e saj dhe të rrisë kreditimin për segmente kyçe, duke zgjeruar kreditimin klimatik dhe gjinor në vend.

Angazhimi i IFC-së do të nxjerrë në pah po ashtu qëndrueshmërinë e kreditimit për NMVM-të e pambuluara, duke ndihmuar kompaninë të grumbullojë edhe fonde të tjera shtesë."Ne në Raiffeisen Leasing Kosova kemi kënaqësinë të nënshkruajmë kontratën e parë të financimit me IFC. Me këtë financim, presim me padurim t'u shtojmë vlerë klientëve tanë të lizingut që kërkojnë financim për nevojat e tyre të biznesit. Jemi plotësisht të bindur që kjo përvojë me IFC-në do të hapë rrugën për bashkëpunim të mëtejshëm dhe më të madh në të ardhmen", tha Gjon Gjonlleshaj, Drejtor Ekzekutiv i Raiffeisen Leasing në Kosovë.


  • Njoftim
  • 1 min