Vetura për pasagjerë dhe automjete të lehta komerciale

Vetura e ëndërrave vetëm një hap larg teje

Zgjidh veturën tënde të ëndërrave, të re apo të perdorur dhe kalkulo këstin nga komoditeti i shtëpisë.

Mundësi financimi për:

  • Individë
  • Biznese Mikro
  • Biznese të vogla dhe të mesme
  • Korporata

Informata të përgjithshme

Lizingu Financiar është qera financiare ku Lizingdhënësi (Qeradhënësi) e blen, dhe i jep me qera asetin e zgjedhur nga Lizingmarrësi (Qeramarrësi), për periudhë të caktuar kohore. Pas përmbushjes së obligimeve të parapara me kontratë, Lizingmarrësi bëhet automatikisht pronar i asetit.

Lizingu financiar gjithmonë i nënkupton tri palë të interesit:

  • Lizingdhënësi - Kompanina e lizingut
  • Lizingmarrësi - Klienti/Shfrytëzuesi i asetit
  • Furnitori i objektit të lizingut - Shitësi i asetit

Përparësitë e lizingut:

  • Financim pa kolateral apo hipotekë shtesë
  • Nuk ka nevojë për garantues
  • Procedura të shpejta të aprovimit
  • Interes konkurues në treg
  • Transferim automatik i të drejtës së pronësisë pas pagesës së këstit të fundit

Kushtet e përgjithshme

 

Për vetura të reja dhe automjete të lehta komerciale:

  • Pjesëmarrja nga klienti: 18% (minimale)
  • Kohëzgjatja e kontratës së lizingut: 72 muaj apo 6 vite (maksimale)

Për vetura të përdorura dhe automjete të lehta komerciale:

  • Pjesëmarrja nga klienti: 20% (minimale)
  • Kohëzgjatja e kontratës së lizingut: 60 muaj apo 5 vite (maksimale)

Për motoçikleta:

  • Pjesëmarrja nga klienti: 35% (minimale)
  • Kohëzgjatja e kontratës së lizingut: 36 muaj apo 3 vite (maksimale)
Mbyll

Dokumentet e nevojshme për të aplikuar për lizing

 

Për persona privat (individë):

  • Oferta e Shitësit/Pro-Fatura/ Parakontrata e shitblerjes për asetin objekt lizingu (në emër të Raiffeisen Leasing)
  • Aplikacioni për Lizing (i plotësuar dhe i nënshkruar)
  • Dokument identifikimi valid: Letërnjoftim ose Pasaportë i lëshuar nga MPB të Republikës së Kosovës
  • Patentë Shoferi (vetëm për Vetura)
  • Vërtetim nga punëdhënësi që përcakton pagesën mujore bruto, pozita dhe kohëzgjatjen në punë (Ndalesa Administrative)
  • Kontrata e punës lëshuar nga punëdhënësi
  • Fatura e KEK-ut, jo më e vjetër se 3 muaj(Nëse është në emër të ndonjë personit tjetër, atëherë duhet edhe letërnjoftimi i personit në emër të të cilit është lëshuar fatura).
  • Gjendja e llogarisë rrjedhëse (6 mujore)

 

Për persona juridik (biznese):

  • Oferta e Shitësit/Pro-Fatura/ Parakontrata e shitblerjes për asetin objekt lizingu (në emër të Raiffeisen Leasing)
  • Aplikacioni për Lizing (i plotësuar dhe i nënshkruar)
  • Dokument identifikimi valid: Letërnjoftim ose Pasaportë i lëshuar nga MPB të Republikës së Kosovës
  • Patent shoferi (vetëm për vetura)
  • Çertifikata e Regjistrimit të biznesit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (jo më e vjeter se 3 muaj)
  • Informata mbi Biznesin e regjistruar ne Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë www.arbk.org ( jo më e vjeter se 3 muaj)
  • Certifikata e regjistrimit për TVSH (nëse kompania është e regjistruar me TVSH)
  • Statuti i kompanisë (nëse kompania është e regjistruar si Sh.P.K. apo SH.A.)
  • Pasqyrat financiare ( Bilanci i gjendjes dhe pasqyra e të ardhurave për dy vitet e fundit)
  • Përshkrimi i biznesit (veprimtaria, klientët, aktivitetet, konkurrenca etj)
  • Kontratat e kredive në bankat tjera ( nëse keni)
  • Kontratat aktuale dhe Referencat
  • Gjendja e llogarisë rrjedhëse në bankat e tjera që bashkëpunoni (6 mujori i fundit)
  • Gjendja e Tatimpaguesit, i lëshuar nga Administrata Tatiomore të Kosoves
Mbyll

Forma e kontaktit

Ju faleminderit!

Faleminderit për interesimin tuaj!

Ne do ju kontaktojmë së shpejti!

Kthehu te produkti

Kalkulatori i Lizingut

Ky kalkulator është vetëm për qëllim ilustrativ dhe nuk i përfshinë shpenzimet administrative dhe shpenzimet e sigurimit të asetit . Për informata më të detajuara rreth kushteve të lizingut ju lutem na kontaktoni ne 038/ 222 222 lok. 340/341 për të caktuar takim me njërin nga agjentët tanë të shitjes.