Banesa dhe shtëpi

Banesa apo shtëpia e ëndërrave vetëm një hap larg teje

Zgjidh banesën apo shtëpinë tënde të ëndërrave dhe kalkulo këstin nga komoditeti i shtëpisë

Mundësi financimi për:

  • Banorë të Republikës së Kosovës
  • Bashkëatdhetarë të Diasporës së Kosovës - jo-rezident të
    Republikës së Kosovës
  • Pronarët e bizneseve mikro, bizneseve të vogla, të mesme dhe Korporatave
  • Stafi ndërkombëtar që punon në territorin e Republikës së Kosovës

Informata të përgjithshme

Lizingu Financiar është qera financiare ku Lizingdhënësi (Qeradhënësi) e blen, dhe i jep me qera asetin e zgjedhur nga Lizingmarresi (Qeramarrësi), për periudhë të caktuar kohore. Pas përmbushjes së obligimeve të parapara me kontratë, Lizingmarrësi bëhet automatikisht pronar i asetit.

Lizingu financiar gjithmonë i nënkupton tri palë të interesit:

  • Lizingdhënësi - Kompanina e lizingut
  • Lizingmarrësi - Klienti/Shfrytëzuesi i asetit
  • Furnitori i objektit të lizingut - Shitësi i asetit

Përparësitë e lizingut:

  • Financim pa kolateral apo hipotekë shtesë
  • Nuk ka nevojë për garantues
  • Procedura të shpejta të aprovimit
  • Vlerësim i pronës – Falas
  • Interes konkurues në treg
  • Transferim automatik i së drejtës së pronësisë pas pagesës së këstit të fundit

Kushtet e përgjithshme

 

Për banorë të Republikës së Kosovës:

  • Pjesëmarrja nga klienti: 20% (minimale)
  • Kohëzgjatja e kontratës së lizingut: 240 muaj apo 20 vite (maksimale)

Për bashkëatdhetarët jo-rezident:

  • Pjesëmarrja nga klienti 25 - 30% (minimale)
  • Kohëzgjatja e kontratës së lizingut: 120 muaj apo 10 vite (maksimale)

Për Pronarët e bizneseve:

  • Pjesëmarrja nga klienti 25 - 30% (minimale)
  • Kohëzgjatja e kontratës së lizingut: 120 muaj apo 10 vite (maksimale)

Për Stafin ndërkombëtar që punon në Republikën e Kosovës:

  • Pjesëmarrja nga klienti 25 - 30% (minimale)
  • Kohëzgjatja e kontratës së lizingut: 120 muaj apo 10 vite (maksimale)

Dokumentet e nevojshme për të aplikuar për lizing

 

Për persona privat (individë):

  • Oferta e Shitësit/Pro-Fatura/ Parakontrata e shitblerjes për asetin objekt lizingu (në emër të Raiffeisen Leasing)
  • Aplikacioni për Lizing (i plotësuar dhe i nënshkruar)
  • Dokument identifikimi valid: Letërnjoftim ose Pasaportë të lëshuar nga MPB e Republikës së Kosovës
  • Patentë Shoferi (vetëm për Vetura)
  • Vërtetim nga punëdhënësi që përcakton pagesën mujore bruto, pozita dhe kohëzgjatjen në punë (Ndalesa Administrative)
  • Kontrata e punës lëshuar nga punëdhënësi
  • Fatura e KEK-ut,jo me e vjetër se 3 muaj(Nëse është në emër të ndonjë personit tjetër, atëherë duhet edhe letërnjoftimi i personit në emër të të cilit është lëshuar fatura).
  • Gjendja e llogarisë rrjedhëse (6 mujore)

 

Për personat juridik (biznese):

  • Oferta e Shitësit/ Pro-fatura (e plotësuar)
  • Aplikacioni për Lizing (i plotësuar dhe i nënshkruar)
  • Dokument Identifikimi valid: Pasaportë, letërnjoftim e Republikës se Kosovës te pronarëve dhe personave të autorizuar
  • Patent shoferi (vetëm për vetura)
  • Çertifikata e Regjistrimit të biznesit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (jo më e vjeter se 3 muaj)
  • Informata mbi Biznesin e regjistruar ne Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë www.arbk.org ( jo më e vjeter se 3 muaj)
  • Certifikata e regjistrimit për TVSH (nëse kompania është e regjistruar me TVSH)
  • Statuti i kompanisë (nëse kompania është e regjistruar si Sh.P.K. apo SH.A.)
  • Pasqyrat financiare ( Bilanci i gjendjes dhe pasqyra e të ardhurave për dy vitet e fundit)
  • Përshkrimi i biznesit (veprimtaria, klientët, aktivitetet, konkurrenca etj) Kontratat e kredive në bankat tjera ( nëse keni)
  • Kontratat aktuale dhe Referencat
  • Gjendja e llogarisë rrjedhëse në bankat e tjera që bashkëpunoni (6 mujori i fundit)
  • Gjendja e Tatimpaguesit, i lëshuar nga Administrata Tatiomore të Kosovës

Për bashkëatdhetarë të diasporës (jo-rezident) dhe Stafi ndërkombëtar që punon në territorin e Republikës së Kosovës:

  • Forma e aplikacionit ( E plotësuar dhe e nënshkruar). 
  • Kopja e Pasaportës /Letërnjoftimit -(I.D.) të aplikuesit/ve  ID VALIDE
  • Kopja e Letërnjoftimit -(I.D.) të garantuesit në Kosovë   ID VALIDE
  • Kontrata e punësimit të aplikuesit/ve (Duhet të jete valide minimum 12 muaj)
  • Gjendja e llogarisë rrjedhëse Bankare që tregon shumën e pagës  të aplikuesit/ve    (për 12 muaj)
  • Raporti që tregon që nuk jeni në hetime në shtetin ku jetoni dhe punoni
  • Raporti i historiatit të kredive në shtetin ku jetoni dhe punoni.
  • Para-kontrata ose Oferta për shitë-blerje të paluajtshmërisë (E nënshkruar dhe e vulosur nga shitësi).
  • Forma e pëlqimit për gjendjen e historikut financiar e nënshkruar nga Aplikuesit/ve
  • Dëshmia bankare në rast se ka pasur paradhënie tek shitesi ( Vetëm transferi bankar është valid)
  • Një para faturë ose faturë e paguar e ujit, telefonit apo e energjisë elektrike (jo më të vjetër se 3 muaj) me të cilën evidentohet vendbanimi (banesës, shtëpisë) i tanishëm i aplikuesit. 
  • Deklaratë të Noterizuar  ku pajtohet aplikuesi me bashkshorten/tin që të hyni në obligime financiare si dhe që autorizoheni të nënshkruani kontratën për blerje të banesës në emër të bashkshortes/tit.
  • Autorizim për personin e tretë (Familjare) që do të nënshkruaj kontratën te Noteri nëse nuk do të jenë aplikuesit për lizing në Kosovë në kohën e nënshkrimit të kontratës te Noteri
Mbyll dokumentet

Forma e kontaktit

Ju faleminderit!

Faleminderit për interesimin tuaj!

Ne do ju kontaktojmë së shpejti!

Kthehu te produkti

Kalkulatori i Lizingut

Ky kalkulator është vetëm për qëllim ilustrativ dhe nuk i përfshinë shpenzimet administrative dhe shpenzimet e sigurimit të asetit. Për informata më të detajuara rreth kushteve të lizingut ju lutem na kontaktoni ne 038/ 222 222 lok. 340/341 per te caktuar takim me njërin nga agjentë tanë te shitjes.