Menaxhimi i Ankesave në Raiffeisen Leasing Kosovë

 

Krijimi i përvojave pozitive gjatë secilit ndërveprim tuajin me ne është qëllimi kryesor i Raiffeisen Leasing Kosovë. Ne sigurohemi që secila kërkese dhe pakënaqësi e juaja të trajtohet në mënyre profesionale dhe brenda afateve të parapara me qëllim të ofrimit të zgjidhjes së drejtë për ju.

Vlerësimet rreth përvojës tuaj gjatë shfrytëzimit të produkteve dhe shërbimeve tona na ndihmojnë të kuptojmë më mirë nevojat tuaja dhe të përmirësojmë shërbimet dhe produktet e ofruara për ju. Nëse ne kemi dështuar në përmbushjen e pritshmërive tuaja ose nëse keni arsye për të adresuar ankesë tek ne, ju lutemi na kontaktoni. Ne e vlerësojmë secilin reagim dhe konsiderojmë me seriozitet secilin koment dhe ankesë tuajën. 

Ju lutemi, plotësoni informatat e mëposhtëme online në mënyrë qe të trajtojmë çështjen tuaj.

*Shënoni emrin, mbiemrin, numrin e kontaktit dhe adresën tuaj elektronike.
*Përshkruani çështjen tuaj në detaje tek hapsira për koemnt;
Fushat e shënuara me * janë të detyrueshme për tu plotësuar

Ne rast se ju nuk parapëlqeni të adresoni pakënaqësinë tuaj përmes formës online, ju lutem konsideroni alternativat ne vazhdim për adresimin e pakënaqësisë tuaj:

  • Dërgo e-mail në info.leasing@raiffeisen-kosovo.com (dërgo: emrin, mbiemrin, numrin kontaktues dhe përshkruani çështjen tuaj)
  • Kontakto përmes telefonit në +383 38 222 222/340-341
  • Vizito zyren tonë Qendrore në Prishtinë apo degët tona në: Ferizaj, Gjilan, Pejë apo Prizren për të biseduar me zyrtarët tonë.
  • Dërgo ankesën me postë: Raiffeisen Leasing Kosovë, Zyra Qendrore, rr.UCK nr.222, Prishtinë.

Për çdo ankesë të adresuar, ju do të pranoni një email për të konfirmuar që kemi pranuar ankesën tuaj. Sigurisht, për ankesën e adresuar në ndonjërën nga degët apo në zyren Qendrore  të Raiffeisen Leasing   ju mund të kërkoni konfirmimin për ankesën e prezantuar.

Ne do të mundohemi të trajtojmë ne kohë sa më të shkurtër ankesën tuaj, mirëpo jeni të informuar se kohëzgjatja e trajtimit të ankesës mund të zgjasë deri në 15 ditë pune, varësisht nga kompleksiteti i aneksës tuaj. Në rast së çështja juaj do të kërkoje më shumë kohë, ne do të ju kontaktojmë për të ju informuar dhe njoftuar mbi statusin e çështjes tuaj.

Në rast se nuk do të jeni të kënaqur me zgjidhjen që i është dhënë ankesës tuaj, ju keni të drejtë ti drejtoheni Autoriteteve të tjera.

Forma e Ankesës

Ju faleminderit!

Ju faleminderit për ankesën tuaj!

Ne do të ju kontaktojmë së shpejti!

Kthehu