Njoftimet Covid 19

Prishtinë, 27 Mars 2020 – Në pajtim me vendimin e Bankës Qëndrore të Republikës së Kosovës (BQK) për të shtyrë pagesat e kësteve të lizingut në mënyrë që të ndihmohen qytetarët në tejkalim të situatën së krijuar si rezultat i COVID-19. Raiffeisen Leasing Kosovë ju ofron klientëve të saj mundësinë që ta shtyjnë pagesën e kësteve të lizingut për katër muaj. Për të gjitha ato kërkesa të pranuara për shtyrje të kësteve të lizingut, periudha e maturimit të kontratës së lizingut do të zgjatet për 4 muaj shtesë, ndërsa për këtë periudhë nuk do të aplikohen pagesa, interesi për 4 muaj të shtyerjes së kësteve paguhet në muajin e pestë.

Të gjithë klientët të cilët dëshirojnë të shtyjnë pagesat e kësteve të lizingut për katër muaj mund të aplikojnë në mënyrë elektronike duke plotësuar formularin në linkun e dhënë në vijim:

Klientët individual - Aplikoni këtu

Klientët e biznesit - Aplikoni këtu

Raiffeisen Leasing Kosovë lutë klientët që ta plotësojnë çdo fushë të formularit dhe ta “dërgojnë” tek Raiffeisen Leasing Kosovoë vetëm pasi kenë lexuar “Kushtet për shtyrje të pagesës së këstit” dhe informacionet e nevojshme brenda formularit. Klientët duhet ta dërgojnë formularin kërkesën e tyre për shtyrjen e pagesës së kësteve të lizingut në mënyrë elektronike. Konfirmimin për aprovimin e kërkesës së tyre, klientët do ta pranojnë përmes E-mail-it.

Për çfarëdo pyetje ose vështirësi që keni gjatë plotësimit të formularit, mund të shkruani ne e-mail adresen info.leasing@raiffeisen-kosovo.com ose kontaktoni zyrtarin e lizingut përgjegjës për kontratën tuaj.