Njoftim

Ju njoftojmë se gjatë muajit shtator, Raiffeisen Leasing Kosovo L.L.C në bashkëpunim me Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, kanë koordinuar një donacion simbolik për Klinikën Infektive në Prishtinë.

Raiffeisen Leasing Kosovo L.L.C ka shpërndarë rreth 30 karrige pune për stafin e kësaj klinike.

Ky aksion për dhurimin e këtyre karrigeve nga Raiffeisen Leasing Kosova – si pjesë e grupit RBKO, është pjesë e aktiviteteve humanitare, që është zbatuar me qëllim që të përmirësoj kushtet e punës për punonjësit shëndetësor.

Drejtoresha e klinikës znj. Lindita Ajazaj-Berisha gjatë takimit falënderues me Drejtoreshën e Operacioneve të Raiffeisen Leasing Kosovo L.L.C znj. Agata Jashari, e ka vlerësuar lart këtë iniciativë të Raiffeisen Leasing Kosova që ti ndihmoj Klinikes Infektive që sadopak te përmirësohen kushtet e punës dhe ka falënderuar shumë RLKO-në për përkrahjen duke shpresuar që edhe në të ardhmen do të organizohen donacione të ngjashme.

Raiffeisen Leasing Kosovë shprehë konsideratën më të lartë për punën e stafit të Klinikës Infektive dhe vlerëson shumë gatishmërinë dhe bashkëpunimin që QKUK-ja ka ofruar gjatë zbatimit të këtij projekti të donacionit.