Marrëveshje bashkëpunimi

Drejtori Ekzekutiv i “Raiffeisen Leasing” në Kosovë, z.Gjon Gjonlleshaj dhe Drejtori Operativ i “MAN Truck & Bus Kosova- KMG” LLC në Kosovë z.Faton Gërguri, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi në mes të dy entiteteve.

Me këtë bashkëpunim synojmë që sa më shumë t’i mbështesim dhe të jemi pranë klientëve ekzistues dhe potencial të cilët synojnë të blejnë Kamionë dhe Autobusë të markës “MAN” për nevoja të zhvillimit të biznesit të tyre në Kosovë.

Përmes Lizingut Financiar, ju mund të financoheni për Kamionë dhe Autobusë të ri ose të përdorur që ofrohen në shitje nga “MAN Truck & Bus Kosova”.

Për kushte preferenciale të Lizingut, ju lutem na kontantoni në Raiffeisen Leasing në Kosovë në telefonin: 038-222-222/ ext 341-340 dhe ne email: info.leasing@raiffeisen-kosovo.com.